Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan me një ceremoni të bukur në Toskanë të Italisë, dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, ku mblodhën të afërm, miq e kolegë.
Mirëpo, një prej kushteve të dasmës ishte të mos postohej asgjë në rrjete sociale.
Ky vendim nuk i ka pëlqyer fort publikut, që ka pritur me kërshëri të shohë Arbanën nuse dhe ambientin e dasmës gjithashtu.

Madje, disa ndjekës e kanë shprehur “zemërimin” e tyre edhe në rrjete sociale.

Teksa Arbana poston foto nga “muaji i papritur i mjaltit” në Dolomites, dikush i shkruan:
“Zhgënjim total për të gjithë ata që të ndoqën e përkrahën në këto vite, uroj të jesh mirë”, koment të cilin Arbana s’e la pa përgjigje.
“Ata që më duan, më kuptojnë”, i është përgjigjur ajo.
