-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zhgënjen Real Madridi, barazon me Las Palmas

Real Madridi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri të garave në La Liga, pasi edhe xhiron e tretë ka barazuar, ashtu si në ndeshjen hapëse.

Mbretërit ishin duke humbur, por arritën ta marrin një pikë në udhëtimin e tyre në Las Palmas, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 1:1.

Skuadra e Carlo Ancelottit e dominoi tërësisht takimin në Estadio de Gran Canaria, por që shpërdoruan shumë raste shënimi, me Kylian Mbappen që ende nuk e ka gjetur golin në elitën spanjolle të futbollit pas tri paraqitjeve.

Las Palmas kaloi herët në epërsi. Mesfushori spanjoll, Alberto Moleiro, shënoi gol të bukur për 1:0 në minutën e pestë, pasi u asistua nga Oli McBurnie, duke përmendur edhe reagimin e dobët në mbrojtje nga futbollistët e Real Madridit.

Deri në përfundim të pjesës së parë gola më nuk pati, me Las Palmas që shkoi në pushim me epërsi minimale.

Mbretërt filluan ta kërkonin golin me ngulm në pjesën e dytë, me barazimin që erdhi vetëm në minutën e 69-të.

Arda Guler në kërkim për të kaluar Alex Suarezin në zonë, ky i fundit luajti me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Vinicius Junior mori përgjegjësinë dhe shënoi nga pika e bardhë, ndonëse portieri e kuptoi anën.

Kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës ishin të pafuqishëm që deri në fund ta përmbysin rezultatin, duke barazuar 1:1 me Las Palmas dhe ky është barazimi i dytë në tri xhirot e para, me vetëm një fitore deri më tani.

Kylian Mbappe që erdhi me shumë bujë, ende nuk ka shënuar gol në La Liga, ku edhe sot zhgënjeu me paraqitjen e tij, duke humbur një rast shumë të mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img