Site icon PrishtinaPress

Zhegrova mungon në përgatitjet e fundit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet e rregullta para përballjes me Rumaninë të premten, por në stërvitjet e fundit pjesë e grupit nuk ishte sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova.

Sulmuesi i Lille ka pasur probleme me këmbën e tij pasi ka pësuar një lëndim të lehtë, teksa nuk dihet nëse do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e së premtes.

Më 16 qershor, Kosova do të pres në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

“Dardanët” kanë ushtruar sot paradite në qendrën nacionale në Hajvali, ndërsa selektori Alain Giresse i kishte në dispozicion 23 futbollistë.

Verdhekaltrit do të ushtrojnë edhe nesër lehtësisht para ndeshjes së pasnesërme.

Kosova ka vetëm dy pikë nga dy ndeshje total të zhvilluara në Grupin I. Rumania ndodhet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, po aq sa edhe Zvicra që ka pozitën e parë.

Kosovës i nevojitet vetëm fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Exit mobile version