Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mbajti sonte ceremoninë “Laureatët 2023”.
Në këtë ceremoni mungoi ylli kosovar, Edon Zhegrova, pavarësisht se ai ndodhet në Prishtinë.
Anëtari i Lille është parë në sallën “1 Tetori”, duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Ai u pa në shoqërinë e kryetarit të klubit prishtinas, Blerand Stavileci, dhe zyrtarëve tjerë të këtij klubi.
Kujtojmë se së fundmi kishte një lloj “përplasjeje” mes Edon Zhegrovës dhe Kosovës, si dhe ish-përzgjedhësit Primoz Gliha, me ç’rast kishte edhe reagime të shumta.
24-vjeçari nuk ishte ftuar për ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.