Edon Zhegrova nuk e di ende se në cilin ekip do të luajë në sezonin 2023/24, i cili veçse ka nisur.
Ylli kosovar për momentin është i fokusuar tek ekipi aktual, Lille, por ai s’e di nëse do të vazhdojë të luajë në Ligue 1.
Kjo për faktin se futbollisti ofanziv është bërë objektiv i Napolit, shkruan mediumi italian “Corriere dello Sport”.
Kampioni italian mund ta shesë yllin e tij, Hirvin Lozano në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
E me këtë rast, napolitanët do të viheshin në gjah për ta zëvendësuar atë.
Sipas mediave italiane, përfaqësuesi kosovar është plani B i Napolit, i cili prioritet e ka Jesper Lindstromin e Eintracht Frankfurtit.
E nëse nuk arrin ta transferojë këtë të fundit, atëherë do të ishte radha e Zhegrovës, i cili do ta mirëpriste një eksperiencë të re në Itali, ku do të bëhej bashkëlojtar me Amir Rrahmanin.
24 vjeçari ka kontratë me Lillen, por o të ishte i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.