Edon Zhegrova ka falënderuar të gjithë mbështetësit për mbështetjen e treguar ndaj tij.
Reprezentuesi i Kosovës pësoi sot një lëndim në ndeshjen e Lille ndaj Reims në Ligue 1.
Ai u zëvendësua në minutën e 63-të, teksa ende nuk dihet shkalla e lëndimit apo koha e rikuperimit.
Pas kësaj, Zhegrova ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”.
“Plani i Zotit”
Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Zhegrova.