Edon Zhegrova ishte në super-formë dje në barazimin e Lillet me Lensin në udhëtim me rezultat 1:1.
Ylli kosovar u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes pasi asistoi në golin e vetëm të Lillet, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Ligue 1.
Ndërkohë, futbollisti ofanziv bëri edhe veprime ekzibicionale gjatë lojës, shkruan “Gazeta Express”.
Madje, në një moment ai arriti ta trulloste një kundërshtar tek vija anësore duke ia futur topin mes këmbëve me një veprim maestral.
Për më tepër, “trikun” e përfaqësuesit kosovar mund ta shihni në videon më poshtë. /Gazeta Express/