Sonte ishte natë e mirë për dy shqiptarët, Edon Zhegrova e Arbër Hoxha, në plejofin e Ligës së Kampionëve.
Zhegrova shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Lille kundër Slavias së Pragës në ndeshjen e parë mes tyre.
Në anën tjetër, Hoxha luajti pjesën më të madhe të lojës por nuk shënoi në fitoren 3:0 të Dinamos së Zagrebit kundër Qarabagut.
Të dy lojtarët bashkë me klubet e tyre do të hyjnë në ndeshjet e kthimit më të relaksuar dhe më optimistë teksa janë me një këmbë në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.