Guernsey Police ka njoftuar se është duke vazhduar operacionin e kërkimit për aeroplanin e zhdukur ku ishte sulmuesi i Cardiff Cityt, Emiliano Sala.
Sulmuesi argjentinas ishte në fluturim që u zhduk nga radari afër Ishullit të Kanalit të hënën, transmeton prishtinapress.eu
Policia ka bërë të ditur se ka gjetur “disa objekte të fundosura” në ujë para pezullimit të kërkimit të martën.
Por, ekipi i shpëtimtarëve nuk ishte në gjendje të vlerësojë nëse ato i takojnë aeroplanit të zhdukur.