14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Zhduket një vajzë e mitur në Pejë, Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për Serbeze (Istref) Gashi, e lindur me 06.06. 2008, në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img