Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë është zhdukur në rrethana të panjohura.
Ankuesja ka raportuar se me datë 12.03.2023 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se me datën 12.03.2023 viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.