Një grua është zhdukur në Fushë Kosovë që nga dita e hënë.
Rastin e ka raportuar në Polici një burrë, i cili ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
“PERSON I ZHDUKUR – Fushë Kosovë / 11.12.2023 – 20:00. Më 14.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.