Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Ferizaj, e cila ka raportuar se motra e saj, me probleme mendore, ka dalë nga shtëpia gjatë ditës së djeshme dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
E njëjta ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 40-vjeçarka kthehet, por e njëjta nuk është bërë e gjallë.
Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.
Denoncimi i saj ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e 40-vjeçares dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.