Dy persona janë zhdukur në Kosovë që nga 18 gushti i këtij viti, ka bërë të ditur policia.
Më 19 gusht, në Gjakovë nëna ka informuar policinë se djali i saj i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa, më 18 gusht, policia është informuar se një person është larguar nga shtëpia dhe s’është kthyer më.
Policia bëri të ditur se të dyja rastet po vazhdojnë të hetohen.