Një burrë i moshës rreth 62-vjeçar raportohet se është zhdukur në lumin Ibër të Mitrovicës. Për gjetjen e tij tashmë janë angazhuar Policia e Kosovës.
Këtë e konfirmoi zëvendës-drejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se janë duke i zhvilluar kërkimet “nëpër lum”.
Elshani shtoi se autoritetet janë në kërkim të një burri për të cilin dyshohet se mund të jetë në atë pjesë.
“Jemi në kërkim. Na kanë lajmëruar për një burrë të zhdukur dhe kemi marrë masat e nevojshme për gjetjen e tij”, u shpreh Elshani.
Sinjali do të ju mbajë të informuar rreth rastit.