4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Zhduket nga intervista pjesa ku Kurti thotë Hovenier “ka informacione më shumë se unë” për Veri

Javën e kaluar kryeministri Albin Kurti ka dhënë disa intervista për media të ndryshme ndërkombëtare. Ajo që bëri bujë më së shumti është intervista e dhënë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Kjo për shkak të pjesëzave që autori i intervistës, Michael Martens kishte përzgjedhur t’i publikonte në twitter përpara se ta nxirrte në botim intervistën e plotë. 

Deklaratat për të cilat u bë shumë zhurmë në vend janë ato për të cilat Martens e ka cituar Kurtin, se “ambasadori amerikan ka informacione më shumë” për situatën në Veri dhe se ka bërë kompromis për targat meqë Hovenier e kishte paralajmëruar se situata në veri të vendit mund të përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Megjithatë asnjëra prej këtyre deklarimeve të Kurtit nuk gjendet në intervistë e plotë me Kurtin që është publikuar dje në FAZ. 

Lidhur me heqjen e këtyre pjesëve  ka folur vetë autori i intervistës, Martens. Në një përgjigje për Albanian Post ai ka thënë se i ka hequr ato pjesë meqë i ishte dashur ta shkurtonte intervistën. 

“Mu desh ta shkurtoj pak intervistën, sepse nuk mundeshim ta publikonim të plotë dhe i hoqa disa gjëra”, ka thënë Martens. 

Ndërkohë këtë gjë e ka arsyetuar se ai shkruan për shtypin gjerman dhe se detaje të tilla janë të parëndësishme për ta.

“Unë i bëj intervistat për audiencë gjermane dhe jo për audiencë shqiptare dhe kur u përballa me idenë se duhet ta shkurtoj, atëherë vendosa ta heq atë pjesë sepse për audiencën gjermane nuk është çështje me rëndësi”, ka shtuar tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img