Emine Asip Berisha, nga Samadraxha e Suharekës, me datë 2 tetor 2022 ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.
Emine (Asip) Berisha, e lindur me datë 09.06.1992 nga Samadraxha, Suharekë, për herë të fundit është parë nga familjarët e saj me datë 2 tetor 2022. Nga mëngjesi i asaj date familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.
Ajo ka peshë mesatare, flokët e gjata dhe është 30-vjeçe.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e saj, të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë./Prishtinapress/