Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy vajza janë zhdukur në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë thuhet se në dy raste të ndara, dy vajza janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe që nga dita e enjte nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
“13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë”, njofton policia.
Në rastin e dytë thuhet se babi i vajzës që është zhdukur ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale por se nuk e dinë se ku ndodhet e njëjta.
“Prishtinë 13.04.2023 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Ankuesi ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale ajo ka thënë e është mirë por nuk ka treguar vendndodhjen”, njofton policia./PrishtinaPress/