Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar dy vajza të zhdukura, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Gjakovë.
Të hënën një person ka raportuar se derisa ishte qenë duke shëtitur me vajzën e tij, ajo ishte larguar nga ai dhe nuk dihet se ku ka shkuar.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 31.01.2020 – 11:00. Më datën 10.02.2020 ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke shëtitur me vajzën e tij femër Sh/Shqiptare, ajo ishte larguar nga ai dhe nuk dihet se ku ka shkuar”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa, po ashtu të hënën një femër ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Viktimën e kanë kërkuar tek familjarët, por nuk është gjetur. Rasti është duke u hetuar.