Në dy raste të ndara në Prishtinë, është raportuar për dy persona të zhdukur.
Në rastin e parë, Policia njofton se ankuesi mashkull me 25.01.2017 ka raportuar se për arsye të panjohura nga data e cekur ka dalë nga shtëpia bashkëshortja e tij dhe nuk është kthyer më. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Ndërsa në rastin e dytë, ankuesi mashkull me 25.01.2017 ka raportuar se për arsye të panjohura nga data e cekur ka dalë nga shtëpia vajza e tij- viktima femër K-Shqiptare dhe nuk është kthyer më. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.