Site icon PrishtinaPress

Zhbogar: Maqedonia ka nevojë për një koalicion qeveritar që do të zbatojë reforma

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, thotë se Maqedonia ka nevojë për një koalicion qeveritar që do të zbatojë reforma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është optimist se do të mblidhen 61 nënshkrimet për formimin e qeverisë, diçka që e kërkon kryetari Gjorge Ivanov, si dëshmi për shumicë parlamentare. Zhbogar thotë se BE-ja do të mbikëqyrë procesin, ndërkaq kërkon nga partitë politike që t’i përkushtohen agjendës evropiane.

Exit mobile version