Sipas sh-përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, demarkacioni dhe prioritetizimi i rasteve të profileve të larta të korrupsionit janë dy nga kushtet që nuk janë plotësuar ende nga Kosova për lëvizje të lirë të qytetarëve.
“Demarkimi i kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës është një çështje që duhet të zgjidhet në rrugën e Kosovës drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Zhbogar.
Sipas tij, Demarkacioni dhe prioritetizimi i rasteve të profileve të larta të korrupsionit janë dy nga kushtet që nuk janë plotësuar ende nga Kosova për lëvizje të lirë të qytetarëve.
“Në raportin e publikuar në dhjetor është thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha rekomandimet dhe me të vërtetë kanë qenë shumë. Por janë edhe dy çështje që kanë mbetur: demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe vazhdimi i prioritetizimit të rasteve të profileve të larta të korrupsionit”, ka deklaruar Zhbogar.
I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Zbogar ka theksuar se demarkacioni i kufijve ka qenë një nga kushtet për liberalizim që nuk është aplikuar me vendet tjera ballkanike.
“Nga çdo proces që BE është duke bërë në rajon ne mësojmë diçka. Dhe një nga mësimet e marra është që çështjet e kufirit janë disa çështje të hapura të kufirit në rajon”, ka theksuar ai.
Samuel Zbogar ka rrëfyer për punën e tij katërvjeçare në misionin në Kosovë në përfundim të mandatit të tij.
Samuel Zbogar është zëvendësuar nga Natalya Apostolova nga Bullgaria.