4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zhbogar: BE pret me padurim të shohë qeverinë e re të Maqedonisë

Presim që sa më shpejt të formohet qeveria, në fokus të të cilave aktivitete do të ishin eurointegrimet si qëllim, që e mbështesin të gjitha partitë politike në vend. Vendimi për këtë është në duart e partive në Parlament, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme në Prilep.

“Me padurim presim formim të qeverisë së re. Shohim se të gjitha partitë politike në vend e mbështesin axhendën e BE-së. Besojmë se pikërisht kjo axhendë e BE-së është qendra ose indi që do t’i bashkonte të gjitha partitë politike në vend dhe një axhendë e këtillë gjithmonë do të ketë nevojë për mbështetje të gjerë, jo vetëm nga partitë që janë në pushtet, por edhe nga opozita. Pikërisht në këtë mënyrë ose në atë kontekst ne shikojmë një qeveri të fuqishme, e cila do të bëjë presion ose do të bëjë në implementim e axhendës së BE-së dhe do të bëjë progres”, tha Zhbogar duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çka të pritet dhe çfarë mesazhe do të dërgojë eurokomisari Johanes Han, i cili paralajmëroi se të enjten do të vijë për vizitë në Maqedoni .

Ai theksoi se Han do të ketë takime dypalëshe me liderët politikë, si dhe me faktorë të tjerë.

“Mendoj se me ardhjen e tij do të marrë përshtypje më të mirë nga dora e parë, për atë se ku jemi dhe në çfarë mënyre ne si BE mundemi më tej ta mbështesim vendin”, deklaroi Zhbogar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img