Site icon PrishtinaPress

“Zhbërje”, “seancë urgjente”: Opozita kërkon reagim të institucioneve ndaj Speciales

Ka disa ditë që Gjykata Speciale është aktivizuar me aksione të reja ndaj ish-eprorëve të UÇK-së. Bastisjet dhe arrestime e fundit kanë kulmuar mbrëmë me ngritjen e një aktakuze të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Akuza, e cila ka të bëjë me pengimin e drejtësisë, po shihet si absurde dhe politike në sytë e opinionin publik vendor. Ndonëse këtë gjykatë e kanë themeluar institucionet e Kosovës, deri më tani pushteti në Kosovë nuk ka bërë asnjë reagim.

Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria deri më tani nuk e kanë thënë asnjë fjalë në lidhje me aksionet e fundit të kësaj gjykate.

Pas ngritjes se aktakuzës ata që kanë reaguar janë vetëm deputetët e opozitës.

Ata kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të mblidhet për të diskutuar për veprimet e fundit të Gjykatës Speciale.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet që të mblidhet urgjentisht dhe të debatojë për punën e kësaj gjykate.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se Kuvendi duhet t`i ia ndalojë kësaj gjykate përndjekjet politike.

Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht dhe të debatoj për Gjykatën Speciale në Hagë dhe ti thot STOP përndjekjeve politike!”, ka shkruar Musliu.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, është shprehur i shqetësuar me akuzën e re të Speciales ndaj Thaçit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se Specialja po vazhdon të ngjallë dyshime rreth standardeve të dyfishta që përdor dhe ndikimit politik që mund të ketë mbi proceset ligjore.

“Ngritja e aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë është një zhvillim që ngre pyetje serioze rreth qëllimeve dhe metodologjisë së Gjykatës Speciale. Ky institucion, që fillimisht u prezantua si garantues i drejtësisë për pretendimet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po vazhdon të ngjallë dyshime rreth standardeve të dyfishta që përdor dhe ndikimit politik që mund të ketë mbi proceset ligjore. Në vend që të kontribuojë në qartësimin e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë, Gjykata duket sikur po fokusohet në ndjekjen e liderëve të luftës, duke injoruar kontekstin historik dhe sfidat ekzistenciale të Kosovës gjatë luftës për çlirim. Akuzat për “pengim të drejtësisë” ngjajnë më shumë si përpjekje për të ndëshkuar individë të caktuar sesa për të adresuar çështje reale ligjore”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka paralajmëruar se ky zhvillim mund të thellojë ndarjet politike dhe shoqërore në Kosovë.

Për më tepër, ky zhvillim mund të thellojë ndarjet politike dhe shoqërore në Kosovë, në një kohë kur vendi ka nevojë për unitet dhe përqendrim te reformat demokratike dhe integrimi euroatlantik. Drejtësia nuk mund të përdoret si instrument për të delegjitimuar luftën e drejtë të një populli për liri dhe pavarësi. Ne kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të garantojnë një proces të drejtë dhe transparent, të mbështetur në prova të pakundërshtueshme dhe larg ndikimeve politike. Lufta jonë për liri nuk mund të zbehet nga sulmet që kanë për qëllim të deformojnë historinë tonë dhe të dëmtojnë udhëheqësit tanë që kanë mbrojtur dinjitetin kombëtar”, ka shkruar Lekaj.

Kurse, ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar zhbërjen e kësaj gjykate.

Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë.Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë.U bo boll!”, ka shkruar ai në prolfin e tij në “Facebook”.

Kurse, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka treguar se si zhbëhet Gjykata Speciale.

Ai ka bërë me dije se zhbërja e Speciales realizohet me vullnet e shumicës së deputetëve të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës miraton dhe ndryshon ligje. 61 deputetë duhet të marrin pjesë së seancë për ta bërë kuorumin, të cilët pastaj marrin pjesë në votim. Me 31 vota për mund të ndryshohet, të prishet, ose të bëhet ligj i ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nëse dikujt pastaj nuk i pëlqen kjo, mund ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Kaq e thjeshtë ka qenë dhe është kjo. Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për këtë, e sidomos kur ka degraduar aq shumë kjo gjykatë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Exit mobile version