Një punëtor 27-vjeçar humbi jetën sot pasi e kishte zënë zhavori në një seperacion në fshatin Kramovik të Rahovecit.
Policia njofton se sipas personelit mjekësor në vendngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe i njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më vonë nga aty është konfirmuar se ka ndërruar jetë.
Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit, dhe se lidhur me rastin është duke u vazhduar me hetime.