Site icon PrishtinaPress

Zgjidhja për mosekzekutimin e pagave, Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë.

Ai e ka propozuar edhe një zgjidhje që sipas tij mund të funksionojë.

Haradinaj se këtë rast mund ta rregullojë Kuvendi i Kosovës.

I pari i AAK-së theksoi se rrugëdalja e vetme është thirrja me urgjencë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte një zgjidhje të menjëhershme.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se këtë AAK-ja do ta kërkojë këtë qysh sot.

“Çdo përpjekje tjetër, jo vetëm se është shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim i të drejtës së patjetërsueshme që mbi 80 mijë njerëz të realizojnë të drejtën e tyre në pagë”, tha Haradinaj.

Exit mobile version