3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Zgjidhet problemi, B2-shi rikthehet në prodhim kah mesnata

Zyrtarët e KEK-ut kanë njoftuar sot se Blloku B2 i Kosovës B do të startojë së funksionuari pas reahabilitimit teknik sot pasdite, ndërsa do të futet në prodhim, të prodhojë energji elektrike diku kah mesnata.

Dje është paralajmëruar se ky kapacitet shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë elektrike dhe për furnizim të konsumit të Kosovës në këtë kohë të mungesave evidente të rrymës, do të rikthehet sot në mëngjes në prodhim. Mirëpo, prolongimi për disa orë i rikthimit të këtij blloku është bërë për shkak të testimit më të gjithanshëm të stabilimenteve të tij, pas remontit që zgjati 39 ditë, ose që nga 14 dhjetori kur ndali punën pasi që u konstatua defekti teknik.

Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, ka thënë se po bëhen testet e fundit në këtë bllok pas remontit, dhe diku në orët e pasdites do të startojë me punë, ndërsa diku kah mesnata B2-shi do të kyqet dhe do të nisë prodhimin.

Në këtë mënyrë, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, kah mesnata konsumi i Kosovës do t’i ketë edhe 260 megavat-orë energji elektrike, që do të thotë 260 megavat-orë më pak import të shtrenjtë të rrymës.

Sipas zyrtarëve të KEK-ut, gjatë ditës së premte është punuar kryesisht në finalizimin e të gjitha punëve, edhe atyre më të imtave dhe më të skajshme dhe në verifikimin e punëve remontuese që janë duke vazhduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Gjithçka rreth remontit tashmë është kryer, pra të gjitha punët rreth riparimit të defektit që largoi për mbi një muaj nga puna këtë njësi prodhuese të rrymës janë finalizuar dhe pas testimeve të fundit, sot kah mesnata B2-shi do të rikthehet në prodhim”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut për Buletinin Ekonomik.

Siç është informuar publiku shumë herë që nga 14 dhjetori i vjetshëm, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar një kontratë në vlerë 248 mijë e 650 euro për angazhimin edhe të ekspertëve të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ultë në Njësinë B2 të termocentralit B.

Fituese e kontratës është “GE Steam Poëer Service France Representative Office in Kosovo” dega në Kosovë, me të cilën është nënshkruar kontrata përmes procedurës së negociuar më 23 dhjetor. Financimi është bërë me mjete vetanake të KEK-ut ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar të jetë 21 ditë, që do të thotë përafërsisht është përmbushur afati i kryerjes së punëve remontuese sipas kontratës.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës është theksuar që KEK-u nuk ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale të përballojë këtë avari me forcat e veta, prandaj është i domosdoshëm angazhimi i ekspertëve nga Gjermania të GE, të cilët njëherësh janë prodhuesit e turbinës.

Blloqet e termocentraleve Kosova B, përkatësisht termocentali Kosova B, sado që tashmë është goxha “i moshuar”, ka filluar punën që më 1979, është shumë i rëndësishëm, madje sipas ekspertëve, është qenësor në prodhimin e rrymës për konsumin kosovar. Bashkarisht, të dy blloqet, kanë kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet kapaciteti i tyre është 520 megavatë. Secili bllok, pra ka kapacitetin në rrjet 260 megavat-orë. Pra, prej të dielës konsumit të Kosovës do t’i shtohen 260 megavat-orë energji elektrike, që do të thotë 260 megavat-orë më pak import të shtrenjtë të rrymës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img