Bahrim Shabani do të jetë nënkryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.
Me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Shabani është zgjedhur nënkryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Bekim Arifit.
Sipas marrëveshjes së grupit parlamentar jo-shumicë, Arifi do të jetë nënkryetar deri më 22 prill të 2024-ës.
Pjesëmarrës në këtë votim ishin 75 deputetë.