4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zgjidhet kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Gazetari Rexha ka marrë 171 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Arton Mulliqi 146 vota.

Sot gazetarët e Kosovës kanë mbajtur zgjedhjet për kryetar të AGK-së dhe anëtarë të bordit.

Gazetari Xhemajl Rexha nga Kanal 10, ka fituar garën kundër Arton Mulliqit të RTK-së.

Po ashtu, gazetarët e mediumeve kosovare kanë votuar edhe për bordin e ri të AGK-së. Mirëpo rezultatet për anëtarët e bordit nuk janë shpallur akoma.

Po ashtu, gazetarët sot kanë votuar për plotësim-ndryshimin e disa pikave të statutit të AGK-së. Nga sot, kandidatët për kryetar të AGK-së apo anëtarë të bordit, duhet ta paraqesin kandidaturën e tyre të paktën tri ditë para zgjedhjeve.

U miratua edhe propozimi që nga një medium të mos ketë më shumë se dy kandidatë, e po ashtu që për anëtarë të bordit të votohen nga 1 deri në 5 kandidatë.

Kandidatët për anëtarë të bordit të AGK-së mund ta propozojnë vetën, apo t’i propozojë dikush nga kolegët gazetarë.

Ndryshe, në krye të AGK-së deri më tani ishte Gentiana Begolli-Pustina, e cila u zgjodh në gusht të vitit 2018.

Mandati i kryetarit dhe bordit të AGK-së është trevjeçar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img