Site icon PrishtinaPress

Zgjerimi i koalicionit, Gaxherri: Hoti e ka besimin e LDK’së për të biseduar me Veselin

Deputetja e LDK’së Besa Gaxherri e ka quajtur të ‘zakonshme’ mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK’së. Thotë se ishte bërë kohë pa u takuar, dhe kjo ishte arsyeja kryesore e takimit. Foli edhe për zgjerimin e koalicionit qeverisës.

“Ishte një mbledhje e zakonshme në një kohë të jashtëzakonshme”, tha Gaxherri e ftuar në emisionin “Pressing’ në T7.

Shpreson se këtë javë do të kalohet ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Kjo qeveri nuk është stabile, është qeveri e brishtë, ka 61 vota dhe mund të them se nuk është e lehtë me i pasur 61 deputetë aty për arsye të shumta”, tha Gaxherri.

“Kemi pasur non-stop deputetë të infektuar dhe shpresoj se këtë javë do të mobilizohemi për të kaluar ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, theksoi ajo.

“Kryeministri Hoti është legjitim dhe mbështetet nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së”, theksoi Gaxherri.

Por a i ka dhënë LDK – Hotit besimin për të diskutuar me Veselin për zgjerim të koalicionit?

“E ka besimin. Z. Hoti e ka ftuar në mënyrë institucionale dhe publike në takime (Veselin)”, tha Gaxherri.

“Ska nevojë Hoti me thënë se ja kemi heq vijat e kuqe PDK’së e as AAK’së o ndonjë partie tjetër”, theksoi ajo.

Exit mobile version