Ka tash e sa kohë që në shtypin rozë përflitet për një krizje mes çiftit shumë të përfolur të estradës, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.
Dyshja larguan fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, me çka edhe konfirmuan që ka krizë mes tyre.
E së fundmi duket se është zbuluar edhe aryseja që ka shkaktuar këtë krizë mes çiftit.
Prive ka raportuar se arsyeja e krizës në çift ka qenë një hap madhor për të ndërmarrë në lidhje me të ardhmen e tyre.
Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.
Pavarësisht krizës në çift, DJ Geek vazhdon të jetë pjesë e ekipit menaxhues të Dafinës./PrishtinaPress/