-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet, të pashmangshme

Opozita vazhdon të kërkojë me ngulm zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, tanimë ka shumë arsye pse duhet t’u drejtohemi kutive të votimit.
Opozitarët vlerësojnë se mjafton dështimi i Demarkacionit dhe Asociacionit që kjo Qeveri të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme, shkruan sot, gazeta Zeri.
Shefi i grupit parlamentar të “Lëvizjes Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se sa më shpejt që t’iu hapet rrugë zgjedhjeve të reja, do të ishte më mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Dështimi i Demarkacionit edhe brenda mazhorancës ka zëra kritik, ka zëra kundër që thonë se Demarkacioni është bërë në mënyrë të gabueshme, pa kujdesin e duhur dhe se Kosova po humb në këtë proces. Atëherë, këto dy procese janë të mjaftueshme që të shkohet në zgjedhje. Aq më shumë tash që ka edhe probleme shtesë”, ka theksuar Konjufca, duke e quajtur pushtetin aktual edhe si vdekjeprurës, pas vdekjes së aktivistit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.
“Djemtë më të mirë të Kosovës, të burgosurit politik, kanë filluar edhe të vdesin dhe ta humbin jetën nëpër burgje të Kosovës. Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img