2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet të dielën, aprovohet kërkesa e KQZ-së: Dy orë shtesë për lëvizje të lirë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Është aprovuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit.

“Është aprovuar kërkesa e KQZ-së që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00. KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit”, ka thënë Elezi për Telegrafin.

Ndryshe, të dielën (29 Nëntor), do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në dy komunat e Kosovës që tashmë janë në zonën me rrezikshmëri të lartë të përhapjes dhe infektimit me COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img