-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, tërhiqet nga gara kandidati i opozitës

Kandidati i opozitës për president të Turqisë, Muharrem Ince është tërhequr nga gara për zgjedhjet e së dielës.

Sipas mediave të huaja kjo ka ngushtuar fushën e rivalëve ndaj presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan.

Gjithashtu, siç shkruan Bloomberg, ka injektuar një pasiguri të re në garë se si do të votojnë mbështetësit e tij.

“Po tërhiqem nga gara. Unë po e bëj këtë për atdheun tim”, u tha Ince gazetarëve në një konferencë shtypi të enjten në Ankara.

Erdogan tani do të përballet me liderin kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe nacionalistin Sinan Ogan.

Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se 50% të votave, zgjedhjet do të shkojnë në balotazh më 28 maj.

Mbështetësit e Ince përfshijnë njerëz të pakënaqur si me presidentin ashtu edhe me opozitën kryesore.

Ai kandidoi për president nën Partinë Republikane Popullore të Kilicdaroglu, ose CHP, në vitin 2018, por humbi ndaj Erdoganit. Më pas ai u bë gjithnjë e më kritik ndaj CHP-së dhe themeloi Partinë e tij Atdheu në 2021./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img