Dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton janë përleshur rreth punës, terrorizmit dhe racizmit në një debat të ashpër televiziv.
Sulmet ndaj njëri-tjetrit u shndërruan në personale gjersa Trump e akuzoi rivalen e vet Clinton se i mungon temperamenti i duhur për të qenë presidente, transmeton Express.
Ndërkohë, Clinton ia ktheu Trumpit duke ia kujtuar atij se ai është duke refuzuar t’i publikojë të ardhurat tatimore.
Debati i mbrëmshëm mund të jetë debati më i shikuar në histori të TV-së, me deri në 100 milionë shikues.
“Kam një ndjesi se kah fundi i kësaj mbrëmje, do të fajësohem për gjithçka që ka ndodhur ndonjëherë,” Clinton tha pasi u nxit nga njëri nga sulmet e shumta të Trumpit, transmeton Express.
“Pse jo?” ndërhyu Trump.
“Po, pse jo,” u përgjigj Clinton. “E dini, thjesht futu në debat duke thënë më shumë gjera të çmendura.”
Më pas, moderatori i debatit, Lester Holt, e bëri Trumpin që të hidhet në mbrojtje duke ia përmendur mos publikimin e të ardhurave tatimore.
Trump pohoi se ndodhej nën një auditim rutinor dhe se do t’i publikonte të ardhurat tatimore sapo të përfundonte auditimi.
Ai premtoi se do t’i publikojë ato nëse kundërshtarja e tij i publikon 33.000 emaila që ishin fshirë gjatë një hetimi ndaj emailit të saj privat si sekretare e shtetit.
Detaje tjera nga ky debat:
Trumpa ka thënë se Clinton nuk e ka qëndrueshmërinë për t’u bërë presidente, e Clinton iu përgjigj duke thënë se ajo i ka vizituar hiç më pak se 112 vende si sekretare e shtetit.
Afro-amerikanët janë duke jetuar në ferr në ShBA për shkak të dhunës së armëve, sipas Trump.
Trump e sulmoi Clintonin duke thënë se është e dobët ndaj militantëve të ISIS dhe e butë ndaj Iranit.
Clinton e kritikoi Trumpin se ka thënë se ndryshimi klimatik ishte një alarm i rremë kinez.
Trump bëri shaka me Clinton, duke thënë: “E ke kaluar tërë jetën tende si e rritur duke luftuar ISIS-in.”
Në një sulm më të gjerë ndaj mënyrës se si Trump i trajton gratë, Clinton tha se Trump i ka quajtur gratë “derre, llome dhe kudra.