0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në veri, Sveçla: Gjendja e sigurisë është e mirë, ato do të përfundojnë suksesshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke raportuar para Komisionit për integrime evropiane ka folur në lidhje me gjendjen në veri të Kosovës.

Sipas tij, gjendja e sigurisë në veri asnjëherë nuk ka qenë më e sigurtë.

“Kemi pretencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida që duhet ti tejkalojmë, Aktualisht Policia e Kosovës është due zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike dhe mund të them se është suksesi i radhës”, ka thënë ai.

“Lidhur me gjendjen në veri, që nga përfundimi i luftës gjendja në katër komunat veriore të Kosovës nuk ka qenë e mirë, gjendja ende nuk është e kënaqshme, ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë, kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të të gjithë strukturave qoftë qeveritare qoftë të sigurisë atje”, ka thënë Sveçla.

Lidhur me procesin e zgjedhjeve, Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë në dispozicion të KQZ-së në mënyre që zgjedhjet në veri të përfundojnë suksesshëm.

“Sa i përket çështjes së zgjedhjeve, Policia e Kosovës dhe MPB janë në dispozicion të KQZ-së, në mënyre që këto zgjedhje të vijojnë dhe të përfundojnë suksesshëm. Për neve është e rëndësishme që këto zgjedhje të mbahen në një ambient të qetë, të sigurtë qoftë për organizatorët po ashtu edhe për vet qytetarët atje, janë çështje të vendimeve politike të subjekteve të caktuara të cilat dojnë apo nuk dojn ëtë marrin pjesë në zgjedhje, por me rendësi është që institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri”, ka thënë ministri Sveçla.

Sipas tij, ai është i bindur që procesi zgjedhor do të përfundojnë mirë.

“Jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojë i qetë, i suksesshëm duke i tejkaluar problemet të cilat i përmenda”, ka thënë Sveçla.

Ai po ashtu, ka përmendur se më herët në pjesën veriore të Kosovës nuk ka pasur polici, por kane qenë persona të autorizuar të cilët kanë marrë urdhëra nga Qeveria e Beogradit.

“Më herët nuk kemi pasur polici atje, kemi pas njerëz që u kemi dhënë uniformat, u kemi dhënë armë, iu kemi dhënë paga edhe autorizime policore e të cilët kanë marrë urdhër prej Qeverisë së Beogradit, të cilët kanë marrë pjesë në mbledhje të këshillit të sigurisë, së një shteti armik”, tha nder të tjera.

Lidhur me dorëheqjen e policëve në veri, Sveçla ka thënë se Kosova nuk ka humbur asgjë me dorëheqjen e tyre.

“Policia e Kosovës por as Kosova asgjë nuk ka humb prej dorëheqjes së atyre të cilët i kanë raportuar Beogradit tashmë jemi në proces të rekrutimit të shtetasve tanë të komuniteteve të ndryshme, me theks të veçantë në komunitetin serb të cilët kanë filluar tashmë trajnimin, në Akademinë Policore në Vushtrri për tu bërë pjesë e policisë sipas ligjeve të Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, sa i përket MBP-së, çështja e sigurisë në veri asnjëherë nuk ka qenë më e mirë, duke shtuar se i vjen keq për incidentin e padëshirueshme që kishte ndodhur disa ditë më parë, me të cilin rast Sveçla tha se institucione te sigurisë janë duke u marrë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img