3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Veri/ Pse anëtarët e KQZ-së kërkuan më shumë informacione nga Policia?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shtyrë mbledhjen e sotme për nesër. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, Valmir Elezi, kjo shtyrje është bërë për shkak se anëtarët kanë kërkuar më shumë informacione lidhur me pikat e rendit të ditës. Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, ka treguar se për cilën pikë kanë kërkuar më shumë informacione.

Sot në orën 11:00 ishte paraparë të nisë mbledhja e KQZ-së, mirëpo zëdhënësi Valmir Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se mbledhja është shtyrë për nesër. Ai tha se shtyrja është bërë pasi anëtarët e KQZ-së “konsideruan” që duhet më shumë informacione për pikat që ishin në rendin e ditës.

“Derisa po diskutohej në këshillin për operacione zgjedhore, ku po trajtoheshin shumë prej çështjeve të cilat priteshin të dilnin sot në rendin e ditës, anëtarët e KQZ konsideruan që do të duhet më shumë informacione lidhur me pikat e rendit të ditës që kanë qenë të planifikuara për mbledhjen e sotme të KQZ. Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në orën 11:00, është shtyrë për ditën e nesërme, e mërkurë, ndërkaq për orën e saktë do të iu njoftojmë gjatë ditës së nesërme”, tha ai.

Informacione më shumë, anëtarët e KQZ-së kanë kërkuar për vlerësimin e sigurisë së qendrave të votimit. Kështu tha për Express, anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani.

“Kemi konsideruar se nevojiten më shumë informacione lidhur me vlerësimin e sigurisë së qendrave të votimit, duke qenë se jemi të obliguar që të hapim qendra të votimit sa më afër vendbanimeve të qytetarëve”, tha ai.

Elshani tha se nuk kanë marrë rekomandim nga organet kompetente që qendrat e votimit të hapen në oborret e stacioneve policore.

Ai tha se e kanë dërguar listën e qendrave të votimit në Policinë e Kosovës dhe kanë marrë përgjigje mirëpo kanë kërkuar informacione shtesë.

“Nuk kemi marrë rekomandim të tillë nga organet kompetente. Ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë alternativa në rast se organet e sigurisë e vlerësojnë të nevojshme. Ne tashmë e kemi dërguar listën e qendrave të votimit dhe jemi në pritje të vlerësimit dhe rekomandimeve. Kemi marrë një përgjigje, por kemi kërkuar informacione shtesë, mbi qendrat e votimit ku zakonshëm janë mbajtur zgjedhjet”, tha Elshani.

Kujtojmë që më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

KQZ ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në Veri

Në mbledhjen e 6 prillit, KQZ ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar kryetar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill.

Kjo listë përmban 45,095 emra të votuesve, apo 1,345 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img