4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në veri, KQZ: Gjithçka është gati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 19-të në këtë vit, të kryesar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes u prezantua një raport i përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

“Sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e Qendrave të Votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill. Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tye, ndërsa disa prej tyre nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta. Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në vazhdim të mbledhjes, në kuadër të procesit të harmonizimit të akteve nënligjore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar para disa muajsh nga Kuvend i Kosovës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dy Rregullore Zgjedhore të radhës, Nr. 09/2024 Regjistrimi dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV) dhe Nr. 14/2024 Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Në pikat tjera të rendit të ditës, në vazhdim të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të 21 prillit, KQZ mori këto vendime:

Miratimi i specifikave teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër (shabllonët në alfabetin braj);

Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve;

Miratimi i specifikave teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së;

Miratimi i teknikave specifike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes të kamerave në vendvotime;

Miratimi i specifikave teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve;

Miraitmi i specifikave teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv;

Miratimi i specifikave teknike për vula në vendvotime;

Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit;

Miratimi i programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;

Miratimi i plotësimit me anëtar të KKZ-së në Zveçan;

“Në fund të mbledhjes u prezantua një njoftim lidhur me procesin e rekrutimit të personit të përkohshëm për procesin e votimit për apo kundër largimit largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Konkursi është shpallur për 25 pozita të lira dhe është mbyllur pas afatit të paraparë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img