-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Veri: Këto janë 8 partitë politike që nuk do të marrin pjesë

Sot ka qenë dita e fundit e deklarimit të partive që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit në Veri të Kosovës.

Deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se tetë parti politike kanë njoftuar për mospjesëmarrje.

“Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratsa Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Kosovaksi “Nevi Romani Partia” dhe Partia Demokratike e Unitetit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi për Kohën.

Të enjtën e kaluar, Lista serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar njoftim partisë politike se nga data 9 mars e deri më 18 mars do të jetë afati i fundit për paraqitje të partisë për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës. Me këtë rast shfrytëzojmë rastin t’i informojmë qytetarët se partia jonë politike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk janë plotësuar kërkesat për të cilat ne u larguam nga institucionet e Kosovës dhe as nuk do të marrim pjesë në zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat tona legjitime”, ka thënë Lista serbe në komunikatë. “Kjo e bën edhe më të qartë se Prishtina dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë duke u përpjekur që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img