6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Turqi drejt balotazhit, Erdogan “kokë më kokë” me rivalin e tij

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se ai ishte “qartësisht në krye” në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, por tha se ishte i gatshëm të “respektonte” një rund të dytë nëse është e nevojshme.

“Vendi ynë ka përfunduar një tjetër festival të demokracisë me zgjedhjet e 14 majit. Megjithëse rezultatet e sakta nuk janë ende të qarta, ne jemi shumë përpara”, tha Erdogan në një fjalim drejtuar kombit nga ballkoni i Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Është hera e parë në 20 vjet, që kur ka qenë në pushtet në Turqi, që kreu i shtetit do të detyrohet në një rund të dytë, të planifikuar për 28 maj, kundër kundërshtarit të tij socialdemokrat, Kemal Kiliçdaroglu.

Ky i fundit drejtoi një koalicion të paprecedentë të gjashtë partive opozitare.

“Pavarësisht rezultatit, 2.6 milionë njerëz preferuan të votonin për ne… Unë mendoj se do t’i përfundojmë këto zgjedhje me më shumë se 50%” të votave. Populli ka zgjedhur stabilitetin dhe sigurinë në këto zgjedhje presidenciale”, shtoi Erdogan.

Presidenti aktual pretendoi gjithashtu “shumicën” në Parlament për Aleancën Kombëtare që ai formoi midis partisë së tij, AKP-së dhe partive të vogla nacionaliste dhe islamike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img