Ka reaguar për herë të parë Sali Berisha ndërsa është shpallur rezultati i shumicës së bashkive ku ka kryesuar PS.
Në një deklaratë për mediat, Berisha lëshon akuza duke thënë se votat u vodhën.
Berisha u shpreh se dënon me forcë atë që atë që ai e ka konsideruar farsë elektorale.
“Bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë më parë votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet që dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit, të lirisë së votës, të blerjes së saj. Kjo është një dirë e vështirë dhe e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptar. Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi shtetëror ordiner. Bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë çdo gjë për mbrojtjen e qytetarëve shqiptar”- tha Berisha.