-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Shqipëri – PS prin me 49.8 për qind

Në Shqipëri është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri në orën 09:00 janë numëruar 1,488 qendra të votimeve nga 5,199 sa janë në total.

Deri më tani, Partia Socialiste ka marr 204,584 vota apo 49.8 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 158,294 vota apo 38.53 për qind.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka 29,190 vota apo 7.11 për qind dhe Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Tom Doshi ka 7,879 vota apo 1.92 për qind.

Burimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri

Për sa i përket mandateve, aktualisht PS ka 76 deputetët nga 140 sa janë në total. PD ka 57 deputetë. LDI ka 5 deputetë, PSD 2 deputetë.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76 për qind ose 732 janë kandidate femra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img