2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Luginës të përçarë në dy lista – Kosova e Shqipëria heshtin

Në zgjedhjet parlamentaret të 3 prillit në Serbi partitë politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk do të hyjnë me listë të përbashkët. Deri më 15 mars ata kanë kohë që të unifikohen, gjë që sipas njohësve të politikës në këtë pjesë mund të ndodhë vetëm me ndërmjetësimin e Prishtinës dhe Tiranës.

Fjalime patriotike në Kuvendin e Serbisë me gjasë mund të dëgjojmë edhe pas zgjedhjeve të 3 prillit, por këtë herë partitë shqiptare në Luginë janë ndarë në dy koalicione.

PVD, PD dhe LPD do të garojnë të prirë nga Ragmi Mustafi e Shaip Kamberi, ndërsa koalicioni tjetër, Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizja për Reformë do të drejtohet nga Sami Salihu e Shqiprim Arifi.

Ky i fundit fajtor për mos arritjen e koalicionit për listë të përbashkët po e lë palën tjetër.

“Ka pasur disa takime mes partive politike. PVD-ja e Shaip Kamberit tentoi me i thye kriteret e marrëveshjes së 2020. Për shembull, konkretisht ka qenë radhitja problem, për arsye se radhitja ka qenë kriteri kryesor në vitin 2020…Radhita në lista të bëhet sipas fuqisë politike të partive politike”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Shqipërim Arifi.

Akuzat e ish-kryetarit të Preshevës i quan të pavërteta deputeti Kamberi.

“Në të gjitha takimet konsultative që i kemi pasur unë kam marr përgjigje nga ato subjekte se nuk iu ka pëlqyer mënyra e përfaqësimit në Beograd. Se shqiptarët duhet të jenë pragmatik. Kur kemi kërkuar të sqarojmë se çfarë është ai pragmatizëm nuk kemi marrë përgjigje. Pra ne nuk mund të hyjmë në një koncept politik me të panjohura të shumta, bile nuk e dimë se çka është”, deklaroi Shaip Kamberi, përcjell Telegrafi.

Përkundër mospajtimeve, Kamberi shprehet i gatshëm të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit.

Për të arritur një marrëveshje të tillë kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi, thotë se duhet ndihmë nga jashtë.

“Për Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë thirrja ime është që duhet t’i ulin të dyja blloqet dhe të flasin me ta. Jo vetëm për të bërë një listë të përbashkët në kuptimin e përbërjes, por në bashkërendim me ta për ta bërë një strategji se si duhet të sillën deputet në parlament në raport me pushtetin e Vuciqit pas 3 prillit”, deklaroi Kamberi.

Televizioni Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës nëse do të ftojnë në takim liderët e Luginës. Por, nga zyra e kryeministrit nuk janë përgjigjur./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img