-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, PDK fton shqiptarët në diasporë të votojnë partitë anëtare të ALDE-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në dritën e zgjedhjeve në Parlamentin Evropian u ka bërë thirrje shqiptarëve në diasporë të votojnë partitë anëtare të Aleancësa së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) ku bën pjesë edhe PDK-ja.

Postimi i Krasniqit:

Të dashur bashkëqytetarë që jetoni në shtete anëtare të Bashkimit Evropian,

Siç e dini, nga 6 deri më 9 qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

E kemi thënë disa herë se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme që do t’a përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

PDK është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës – ALDE dhe duke e ditur që partitë anëtare të familjes sonë politike gjithmonë kanë qenë në përkrahje të plotë të lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës, unë ju ftoj që në këto zgjedhje t’i mbështesni partitë tona simotra masivisht me votën tuaj.

Dilni dhe votoni. Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img