1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Maqedoni, raportohen parregullsi dhe kërcënime

Policia e Koçanit ka ngritur padi penale kundër S.M (28) dhe Z.B (50), nga fshati Tërkanje, për shkak të dyshimeve të veprës penale “shkelje e lirisë së përcaktimit të votuesve”

Njoftohet se të dytë në fillim të muajit dhjetor, nga disa familje kanë kërkuar që të votojnë për një parti politike, duke ju ofruar shumë parash prej 1000 denarë.
Policia njoftoi se pas kontrollit në makinat e S.M dhe Z.B, është gjetur emri dhe mbiemri i disa personave dhe një shumë e caktuar parash.
CIVIL: Kërcënohet me vdekje njëri nga vëzhguesit!
Heshtja zgjedhore nuk respektohet, në ndërkohë është kryer presion ndaj vëzhguesve, këto janë disa nga vërejtjet, i cili sot ka njoftuar njeriu i parë i CIVIL, Xhabir Deralla, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vëzhguesit e OJQ-së CIVIL, siç tha Deralla, përballen me presione të ndryshme, kurse njëri nga vëzhguesit ka marrë kërcënime me vdekje nga një aktivist i një partie politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deralla apelon deri te KSHZ të jep drejtime deri te anëtarët e Këshilli zgjedhor për arsyet që duhet të jepen në procesin zgjedhor.
Regjistrohen agjitime, fotografime dhe votime publike në disa komuna
Asociacioni MOST njofton se ka regjistruar parregullsi zgjedhore si agjitim, fotografim të fletëvotimit dhe votim publik.
Këto parregullsi janë regjistruar në komunën e Novo Sellës, pastaj në Shtip, Strugë, Gjorçe Petrov, Demir Hisar, Tearcë. Policia ka ndërmarrë masa ndaj këtyre rasteve.
Në Strumicë kapen pesë persona me kopje të listës zgjedhore
Mbrëmë në Strumicë janë kapur pesë persona, të cilët në makinat e tyre kanë pasur kopje të fletëvotimeve, si dhe fletore me emra dhe mbiemra të personave nga komuniteti rom dhe numrat e vendvotimeve, ku të njejtit persona duhet të votojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më 10.12.2016, pas kontrolleve në komunikacionin rrugorë, në rrugët “Lenoniva” dhe “24 Tetori” në Strumicë, rreth orës 14:30, nga ana e zyrtarëve policor, pas kontrolleve në makinën e tipit “Fiat”, e drejtuar nga B.G (52) nga Strumica, në hapësirat e bagazhit është gjetur kopje të listës zgjedhore, si dhe fletore me emër dhe mbiemër dhe numrin e amzës nga komuniteti rom”, njoftoi MPB.
Për shkak të dyshimeve se personi në fjalë, ka bërë veprën penale “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “blerje të votave” është njoftuar edhe Prokuroria Themelore e Strumicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img