1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në komunat veriore – Lista Serbe nuk e ka njoftuar zyrtarisht KQZ-në për mospjesëmarrje, tetë parti të tjera po

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani muaj më parë caktoi 23 prillin, datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

E për mbajtjen e tyre KQZ tashmë ka nisur përgatitjet. Në këto zgjedhje nuk do të marr pjesë Lista Serbe.

Kjo parti ditë më parë njoftoi se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, të cilat kanë bërë që ata të largohen nga institucionet e Kosovës.

Ndonëse njoftimin që s’do të marrin pjesë në këto zgjedhje ata e bënë përmes Facebook-ut, një gjë të tillë ata nuk e kanë bërë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Për të dorëzuar njoftimin për mospjesëmarrje, Lista Serbe ka kohë deri më 13 mars, derisa afati për të aplikuar për certifikim është i hapur deri më 22 mars.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se ky institucion ka pranuar deklarime për mospjesëmarrje nga 8 parti politike.

Zëdhënësi i KQZ-së , Vlamir Elezi – Foto: Ridvan Slivova

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani (10 mars 2023, 15:00) kemi pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit. Afati i vendosur nga KQZ-ja për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje është deri më 13 mars”, ka thënë Elezi.

Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Ndryshe, zgjedhjet në veri paraprakisht ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore një muaj më herët.

Të gjithë kryetarët ishin nga Lista Serbe, që nisi bojkotin e institucioneve të Kosovës pasi Qeveria vendosi t’i ndëshkojë pronarët e veturave me targa ilegale të Serbisë e të cilët refuzonin t’i konvertonin ato në legale të Kosovës – RKS.

Kjo parti vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e reja. Por, kur zyrtarët e zgjedhjeve shkuan në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhje, u përballën me sulme me shok-bomba e armë.

Si pasojë, një polic u plagos.

Pas këtyre zhvillimeve, presidentja Vjosa Osmani vendosi që t’i shtyjë zgjedhjet deri më 23 prill për shkak të rrezikshmërisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img