Synonte që të bëhej pjesë e Këshillit Drejtues në Universitetin e Prishtinës. Vjosa Sadriu Hamiti profesoreshë e gjuhës gjermane në Fakultetin Filologjik ishte në mesin e kandidatëve që iu fut garës.
Por procesi i votimit nga senatorët e UP-së, profesoreshës nuk iu duk që shkoi mirë.
Profesoresha Hamiti po e cilëson fatkeqësi që në mesin e të votuarve nuk ishte asnjë grua.
Madje, sipas saj, në këtë proces pati dorë edhe politika.
Dy nga anëtarët e zgjedhur në Këshillin Drejtues, Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi, po kontestohen edhe nga ORCA, organizatë kjo që procesin po e quan skandaloz.
Ai ka folur edhe për të zgjedhurit dhe akuzat ndaj tyre.
E njohësi arsimit, Rinor Qehaja, njëherit drejtor i institutit “EdGuard”, deklaron se proceset e tilla janë kundërshtuar minimalisht edhe më herët.
Procesin po e konteston edhe Arbër Gecaj nga radha e senatorëve të vjetër, i cili po vlerëson se iu pamundësua votimi ani pse ka mandat ende.
Lidhur me zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ka pasur reagime të shumta. Reagim ka pasur edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se edhe kësaj here u dëshmua mungesa e kapacitetit përbrenda UP-se për ndryshime pozitive.