Selia e LDK-së në Drenas nuk është e kënaqur me rezultatet e tanishme të numërimit të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas.
Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së në Drenas, Rifat Bilalli ka thënë në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se ata nuk janë të kënaqur.
“Ne kemi pritur shumë më shumë, nuk jemi të kënaqur por megjithatë do të presim rezultatet përfundimtare. Kemi pritur që të jemi partia e dytë, po megjithatë është një rezultat që akoma po e presim”.
“Nuk kemi vendosur, opsionet janë të hapura, për këtë vendos Kryetari bashkë me Kryesinë. Me të gjitha partitë kemi marrëdhënie te mira, qeverisja 17 vjeçare na ka penguar, pengesa më e madhe është me PDK, megjithatë opsionet janë të hapura”.