1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet lokale në Serbi, ministri Hasani kërkon pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve

Të dielën në Serbi mbahen zgjedhjet lokale për këshillat komunalë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista vetëm në Preshevë dhe katër në Bujanoc.

Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë thirrje që shqiptarët që jetojnë në Serbi, të dalin në numër sa më të madh në këto zgjedhje.

“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë”.

“Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë”, shkroi ministri Hasani në Facebook, teksa u uroi suksese pjesëmarrësve.

Të dielën, më 2 qershor, më shumë se 4,2 milionë qytetarë të Serbisë do të zgjedhin këshilltarë në zgjedhjet lokale në 88 qytete dhe komuna. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img