-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet e reja, Hajredin Kuçi thotë se s’do ta befasojnë LDK’në

Nënkryetari i PDK’së se ka mohuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja dhe prishjen e koalicionit me LDK’në. Mirëpo, Hajredin Kuçi ka thënë se s’do ta befasojnë partnerin e koalicionit me ndonjë vendim të papritur. Ka premtuar se vendimet e PDK’së do të jenë në të mirë të Kosovës.

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë për Radion Evropa Lirë se PDK-ja nuk do të bëjë veprime të befasishme për partnerin e koalicionit (Lidhjen Demokratike të Kosovës) dhe as për skenën politike të vendit.

“Do të jemi në koordinim të plotë për çdo aktivitet që mund ta bëjmë dhe do ta shohim në radhë të parë interesin e vendit, interesin e Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe legjitimitetin demokratik”.

“Nuk do të bëjmë diçka që do ta përshkallëzojë situatën apo nuk do të ofronte një mundësi më të madhe dhe më të mirë se sa që është ajo sot”, thotë Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi thekson, po ashtu, se si partitë në pushtet, ashtu edhe ato opozitare, veprimet e tyre duhet t’i kenë të bazuara në interes të vendit dhe qytetarëve dhe pastaj mbi bazën e politikave partiake dhe ditore.

Rrëzimin e Qeverisë përmes një mocioni të mosbesimit e ka nisur NISMA për Kosovën, parti kjo e udhëhequr prej Fatmir Limajt.

Edhe Vetëvendosje dhe AAK e kanë përkrahur NISMA’n për Kosovën që të rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr prej Kryerarit të LDK’së, Isa Mustafa.

Koalicioni PDK-LDK i lidhur para dy viteve ka dështuar të marrë ndonjë vendim lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, kusht ky për liberalizimin e vizave. Veç kësaj, pozita ka dështuar të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka dështuar edhe të themelojë ushtrinë.

Sidoqoftë, Isa Mustafa ka thënë dje në Shtime se mandati i Qeverisë do të shkojë deri në fund. Ka thënë se s’bën të dorëzohet në gjysmë të rrugës pavarësisht nismave për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Idenë për zgjedhje të reja, PDK e kishte nisur në tetor të vitit të kaluar. Atëkohë, Kadri Veseli kishte thënë se me një marrëveshje mes partive politike edhe mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, kishte deklaruar ai.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli kishte numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës.

Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Dështimi i dytë, sipas tij, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë situatë, Veseli ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img